Befasia tjetër: Burim Berisha nuk kalon pa balotazh deri tash, garë mes PDK dhe VV për të dytin
Deri më tash, Burim Berisha – që ka udhëhequr me Fushë Kosovën tash e kushedi sa manadate – nuk arrin të fitojë garën pa balotazh në komunën me zhvillimin më të hovshëm ekonomik në Kosovë.
Berisha është në kuotën e 49.54 për qind të votave ose 2604 vota.
Në vend të dytë aktualisht është Enver Bajqinca i Vetëvendosjes me 27.04 për qind, përcjell Periskopi.
Diku 170 vota më pak ka Rrahim Tërnava që i ka 22.03 për qind.
Hasan Ismajli nuk ka mbi 73 vota dhe duket se nuk ka gjasa për balotazh. /Periskopi