Befason Bunjaku: Ja çka do t’iu kërkoj trajnerit të Turqisë dhe atij të Finlandës

Befason Bunjaku: Ja çka do t’iu kërkoj trajnerit të Turqisë dhe atij të Finlandës

Bunjaki ka thënë se nga dy trajnerët do të kërkojë këshilla në lidhje me kundërshtarin e radhës së Kosovës, Islandën.

Kosova kundër Islandës do të luajë më 24 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

“Do të komunikoj me ish-trajnerin e Finlandës dhe të Turqisë për të marrë informata shtesë rreth Islandës, pasi të dyja përfaqësueset kanë luajtur kundër Islandës. Edhe unë kam informata rreth Islandës që nga kampionati evropian ‘Franca 2016’. I njoh shumicën e lojtarëve, të cilët luajnë në klubet e Skandinavisë, por dëshiroj të marr më shumë informata se me çfarë taktike janë përballur Finlanda dhe Turqia”, ka thënë Bunjaki.

Shpërndaje në: