Begaj e pret i pari Kurtin në Tiranë, më pas kryeministri takohet me Ramën për drekë pune

Begaj e pret i pari Kurtin në Tiranë, më pas kryeministri takohet me Ramën për drekë pune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Presidencë në Tiranë, i shoqëruar nga një delegacion. Ai është pritur në hyrje nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Më pas, Kurti parashikohet ta zhvillojë një takim për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të takohet me kryeparlamentaren Lindita Nikollën.

Takimi vijues do të jetë me kryeministrin Edi Rama.Takimi pritet të jetë një drekë pune te vila qeveritare afër kryeministrisë. Pas drekës me Ramën, Kurti do të ketë një takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Shpërndaje në: