Bëhen ‘llom’ disa persona në Gjilan, njëri u bë për spital

Një rrahje brutale mes disa të personave ka ndodhur sot afër shkollave të mesme në Gjilan.
Nga kjo rrahje ka mbetur i lënduar një person i cili ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të përfshirë kanë qenë 6 persona.
Lajmin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të për fshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar tretman mjeksor, policia e Kosovës nga stacioni ipolicor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast , dhe të njejtit janë intevistuar në bazë të procedurav ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Hashani.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e rrahjes: