Behgjet Pacolli e prenë përgjysmë ambasadorin kosovar në Gjermani (Foto)

Behgjet Pacolli e prenë përgjysmë ambasadorin kosovar në Gjermani (Foto)

Edhe pse shef diplomacie, Behgjet Pacolli njihet për skandalet e tij të panumërta. Kësaj here, ministri i Punëve të Jashtme ka bërë një gafë të rëndë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, z.Beqë Cufaj.

Kjo ndodhi në një event në Gjermani, më saktë në qytetin e bukur të Hamburgut, ku u përurua Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, e cila do ta kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë.

Se sa e rëndësishme ishte kjo u dëshmua nga fjalët e z.Gani Dreshaj, i cili deklaroi se “kjo kishte qenë ëndrra e tij 36 vjeçare e tij”, përcjell Periskopi.

Por, e çuditshmja është në fotot që ka publikuar z.Pacolli në faqen e tij në Facebook. Ai e ka vënë një fotografi ku ambasadori i Kosovës në Gjermani, Shkëlqesia e Tij, Beqë Cufaj, është prerë përgjysmë.

Një veprim i tillë nuk dihet nëse përcjell ndonjë mesazh diplomatik apo është një tjetër shkujdesje e tij. /Periskopi

Shpërndaje në: