Behgjet Pacolli ende s’ia ka dorëzuar Shqipërisë 1 milion eurot e premtuara

Behgjet Pacolli ende s’ia ka dorëzuar  Shqipërisë 1 milion eurot e premtuara

Gazetari Klodian Tomorri ka thënë se është kontaktuar nga ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në lidhje me premtin e tij për donacionin e 1 milion eurove për Shqipërinë.

Ai ka thënë se Pacolli ka gati donacionin por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike.

“Behgjet Pacolli, ish ministri i jashtem i Kosoves thote se ai e ka gati donacionin qe ka premtuar per termetin ne Shqiperi, por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike”, ka thënë ai.

Sipas tij, Pacolli i ka dërguar të gjitha takimet e zhvilluara me qeverinë shqiptare por kjo e fundit nuk ka gati projektin hapsinor për ndërtimin e banesave.

“Zoni Pacolli më ka kontaktuar dje, pas një shkrimi për donacionet duke më nisur të gjithë korrenspodencën dhe takimet e zhvilluara me qeverinë shqiptare për këtë çështjem ku ka shprehur shqetësimin për vonesat dhe ka kërkuar përshpejtimin e procedurave. Por qeveria ende nuk ka gati projektin hapsinor të kontraktuar në Itali që do t’i hapte rrugë nisjes së ndërtimit të banesave”, ka thënë Tomorri.

Sipas Pacollit sapo qeveria e Edi Ramës t’i hapë dritën jeshile projektit ai do të nisë ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Sapo qeveria t’i hapë dritën jeshile projektit ai do të nisë menjëherë ndërtimin e banesave që ka premtuar. Ndërkohë grupe të tjera biznesesh që kanë premtuar donacione thonë se i kanë përmbushur ato jashtë programit të qeverisë. Dmth i kanë dhënë në mënyrë individuale jashtë thesarit. Por qeveria ka deklaruar se nuk do të njoh asnjë dhurim jashtë programit të saj”, ka thënë gazetari.

 

Shpërndaje në: