Behgjet Pacolli tregon pse nuk e kreu filloren: I vija në siklet arsimtarët, isha më i mirë se ata

Behgjet Pacolli tregon pse nuk e kreu filloren: I vija në siklet arsimtarët, isha më i mirë se ata

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, mund të mos shquhet për oratorinë apo për të shkruarit e tij, për më tepër mund të bëj gafa vazhdimisht, por megjithatë është e pamundur t’i mohohen sukseset në botën e biznesit.

Pacolli sot ndau një fotografi nga porti i Hamburgut ku kishte punuar punë të rënda fizike për t’i financuar studimet e tij.

Miliarderi i vetëm kosovar nuk është kursyer asnjëherë në rrëfimet e tij për të kaluarën e vështirë, dhe për fillimet e varfra që kishte pasur, përcjell Periskopi.

Në librin e tij autobiografik “Nga Sfida në sfidë”, Pacolli shkruan se në moshën trembëdhjetë vjeçare ishte regjistruar në shkollë të mesme në Prishtinë pasi nuk e kishte kryer krejt shkollën fillore. Ai nuk kishte shkuar fare në klasë të tetë, ndërsa ishte regjistruar si gjashtë vjeçar. Fillimisht ai thotë se i kishte përvetësuar mësimet e klasës së tetë nga e motra, megjithatë më pas i ndërron fjalët e tij.

Presidenti i AKR-së më pas polemizon me veten duke thënë se një arsye tjetër pse “e hoqën qafe” arsimtarët mund të kishte qenë edhe se kishte përparuar shumë në mësime, dhe gjatë orës sikur i vinte në siklet ata [sic].

Më poshtë keni këto rrëfime interesante nga vetë Pacolli.

Shpërndaje në: