Behgjet Pacolli flet emocionalisht për rezultatin e VV-së: Më tradhtuan, më lënduan dhe dështuan

Behgjet Pacolli flet emocionalisht për rezultatin e VV-së: Më tradhtuan, më lënduan dhe dështuan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re [AKR], Behgjet Pacolli, ka bërë një status emocional për zgjedhjet e 17 tetorit ku Vetëvendosje pësoi rezultat negativ.

Pacolli ka shkruar se “tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj. ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si “bumerang” në kurriz të secilit.”

Këto fjalë besohet se janë për Lëvizjen Vetëvendosje, që përkundër bashkëpunimit nuk kishin treguar shumë besim në kryetarin e AKR-së.

“Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht.” – është shprehur Pacolli, përcjell Periskopi.

Duket që z. Pacolli beson në atë që njihet si “drejtësi kozmike”.

Lexoni statusin e tij pa ndërhyrje:

Tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj, ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si “bumerang” në kurriz të secilit. Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë.

Shpërndaje në: