Behramaj: Donika Gërvalla – Schwarz më kryeministër se Albin Kurti

Behramaj: Donika Gërvalla – Schwarz më kryeministër se Albin Kurti

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas postimit të fundit të ministres Donika Gërvalla – Schwarz. Behramaj thotë se kjo e fundit ka nisur të bëhet më kryeminstër se vetë Kurti.

Ai thotë se reagimi i saj i mbrëmshëm ishte sikur të ishte shefja e Vitisë.

“Kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit, i bie që asnjëri nuk po i bëjnë punët e veta.”

Postimi:

Donika Gërvalla – Schwarz ia ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti. Dilemën e vështirë të Kurtit për vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem, ia mbylli rreptë sapo u bë kryediplomate. Mbrëmë paska reaguar edhe për ministrin Vitia sikur të ishte shefja e tij. Kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit, i bie që asnjëri nuk po i bëjnë punët e veta. Ndërsa, kur ata defilojnë në publik si liderë joformalë, Kurti ndoshta nuk po e dinë, por i zbehet autoriteti!

Shpërndaje në: