Behramaj: Kurti e Osmani shqetësim nuk i kanë vdekjet e qytetarëve, por zgjedhjet e 17 tetorit

Periskopi.com Lajme

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka kritikuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti në lidhje me situatën me pandeminë duke u shprehur se shqetësim nuk i kanë vdekjet e qytetarëve, por zgjedhjet e 17 tetorit.

Behramaj ka thënë se Presidentja dhe Kryeministri e kanë lënë popullin e infektuar në karantinë dhe po e vazhdojnë bredhjen nëpër botë.

“Që nga reagimi i fundit i presidentes Osmani për viktimat e Covid-it në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, kanë vdekur saktësisht 100 qytetarë.

“ Pas ndalimit të fluturimeve nga BE-ja drejt Kosovës dhe anasjelltas, bashkatdhetarët tanë më nuk po mund të vijnë as për t’i varrosur familjarët e tyre. Ndërsa, pa u brengosur fare, presidentja dhe kryeministri e kanë lënë popullin e infektuar në karantinë dhe po e vazhdojnë bredhjen nëpër botë.”

Ndër të tjera ish-këshilltari i Thaçit ka thënë se presidentja Osmani po reagon tepër rrallë për gjendjen e rënduar të qytetarëve, sepse rëndesa po përkujdeset që politikisht të mos bie mbi Albin Kurtin.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: