Behramaj për Osmanin: Humbje e madhe për qytetarët se çfarë ‘fëmijaqe’ u ka ngjallur shpresë

Behramaj për Osmanin: Humbje e madhe për qytetarët se çfarë ‘fëmijaqe’ u ka ngjallur shpresë

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka folur për paraqitjen e mbrëmshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në një televizion nacional në Kosovë.

Në këtë kontekst, ai madje e ka quajtur “fmijaqe” presidenten Osmani që sipas tij u ka ngjallur dikur shpresë të rreme qytetarëve.

“Qytetarët mund t’ia marrin pak inati vetes që janë mashtruar, por u kalon shpejt. Përndryshe, secili zyrtar i Presidencës do të jepte intervistë më serioze. Krejt çka i kisha rekomanduar Vjosa Osmanit si dashamirës është ta rishikojë vetë performancën e saj, por mundësisht pa Prindonin afër, se po i jep shumë negativizëm”, ka thënë Behrami.

Postimi i plotë:

Me prit 6 muaj për një intervistë të tillë është vërtet humbje e madhe për qytetarët e këtij vendi. Jo për tjetër, por për ta parë ata që nuk e njohin se çfarë fëmijaqe u ka ngjallur dikur shpresë. Është tepër e nevojshme që presidentja të shfaqet sa më shumë në publik, sepse sa herë që populli i çliruar e sheh kënd e ka presidente, i krijon moment reflektimi. Qytetarët mund t’ia marrin pak inati vetes që janë mashtruar, por u kalon shpejt. Përndryshe, secili zyrtar i Presidencës do të jepte intervistë më serioze. Krejt çka i kisha rekomanduar Vjosa Osmanit si dashamirës është ta rishikojë vetë performancën e saj, por mundësisht pa Prindonin afër, se po i jep shumë negativizëm.

Edhe si e etur për t’u dukur zyrtare e mirë e informimit do të duhej ta dinte që veç Darka e Kashtës i ka kushtuar gati 10 mijë euro.

 

Shpërndaje në: