Behramaj për shtyrjen e zgjedhjeve: Osmani e ka dëshmuar se është notere e Kurtit

Behramaj për shtyrjen e zgjedhjeve: Osmani e ka dëshmuar se është notere e Kurtit

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi ka reaguar për manovrat politike të VV-së dhe presidentes Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Behramaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se qeveria s’ua ndali dasmat mërgimtarëve për të shpëtuar jetë njerëzish, e tani po duan t’ua ndalojnë qytetarëve zgjedhjet për të shpetuar veten.

“Me qindra qytetarë tanë, familjarë tanë, kanë vdekur prej Covid-19. Nga 20-30 qytetarë po na vdesin përditë. Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri. Rehatinë e kishte më të rëndësishme se jetën e qytetarëve. Zvicrës i dha leksione për pandeminë, por jo edhe kryeministrit të saj. Qytetarët na vdisnin prej gabimeve të Qeverisë kur ministri Vitia hidhte vallen covidiane dhe presidentja shijonte rivierën turke”, ka shkruajtur Behramaj.

Ndërkaq marrë për bazë veprimet e presidentes Osmani, Behramaj e ka quajtur atë “notere” të Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Dasmat nuk ua ndaluan mërgimtarëve për të shpëtuar jetë njerëzish. Por, zgjedhjet po duan t’ua ndalojnë qytetarëve për ta shpëtuar veten!

Me qindra qytetarë tanë, familjarë tanë, kanë vdekur prej Covid-19. Nga 20-30 qytetarë po na vdesin përditë. Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri. Rehatinë e kishte më të rëndësishme se jetën e qytetarëve. Zvicrës i dha leksione për pandeminë, por jo edhe kryeministrit të saj. Qytetarët na vdisnin prej gabimeve të Qeverisë kur ministri Vitia hidhte vallen covidiane dhe presidentja shijonte rivierën turke.

Tash kur rehatia politike ka filluar t’u prishet, ajo po tenton ta shpëtojë pushtetin e çoroditur nga rënia e lirë!

Sepse, aty është për t’i shërbyer interesit politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe “rimorkios” së ashtuquajtur “Lista Guxo”.

Sepse, as të kritikojë nuk guxon!

E ka dëshmuar tashmë që nuk është presidente e popullit, por notere e Albin Kurtit!.

Shpërndaje në: