Behramaj: VV i beson Kushtetueses sepse ka dërguar mbi 10 lëndë, por nuk ka juristë, ka vetëm filozofë

Behramaj: VV i beson Kushtetueses sepse ka dërguar mbi 10 lëndë, por nuk ka juristë, ka vetëm filozofë

Adil Behramaj, këshilltar politik i Presidentit Thaci, thotë se Vetëvendosja i beson Gjykatës Kushtetuese më shumë se të gjitha subjektet politike në Kosovë, sepse thotë se VV ka dërguar më shumë se mbi 12 lëndë për trajtim.

Por ai shkruan për dallimin midis VV-së dhe partive të tjera:

Lëvizja Vetëvendosje i beson Gjykatës Kushtetuese më shumë se të gjitha subjektet politike në Kosovë. Ajo i paska dërguar mbi 10 lëndë për trajtim aty, aq sa të gjitha subjektet politike së bashku nuk i kanë dërguar. Por, dallimi i parë mes subjekteve politike është se këto tjerat gjithnjë i besojnë Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje nuk i beson asnjëherë kur vendimet e saj nuk ia përmbushin interesin politik.

Dallim i dytë mund të jetë që Lëvizja Vetëvendosje p.sh. nuk ka juristë për përgatitjen e lëndëve, por vetëm filozofë!

Shpërndaje në: