Behrami: Donika Gërvalla po flet më keq për Albin Kurtin te diplomatët sesa vet Selakoviqi

Behrami: Donika Gërvalla po flet më keq për Albin Kurtin te diplomatët sesa vet Selakoviqi

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi dhe analisti i rrethanave politike, Artan Behrami, përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, thotë se miq të shumtë diplomatë, i thonë se ministrja Gërvalla flet më keq për kryeministrin Kurti tek diplomatët e huaj, sesa homologu i saj serb, Nikola Selakoviq.

Ai shkruan:

Me kryeministrin Albin Kurti kam mospajtime të shumta. Por, jashtë kufijve të Kosovës, Kurti është kryeministër im dhe e mbroj edhe atëherë kur e ka gabim.

Miq të shumtë të mi që janë diplomatë ndërkombëtarë, po më thonë se Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, flet më keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj sesa homologu i saj serb, Nikola Selakoviq!

Kaq sa i takon koordinimit në politikë të Jashtme!

Shpërndaje në: