Behrami: Kurti sot po e amniston Rakicin, ndërsa e kishte shkarkuar Veliun për një deklaratë mbështetëse për Thaçin

Behrami: Kurti sot po e amniston Rakicin, ndërsa e kishte shkarkuar Veliun për një deklaratë mbështetëse për Thaçin

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se si është e mundur që Kurti sot po e amniston ministrin Goran Rakic, i cili po sfidon shtetin e Kosovës, derisa më parë kishte shkarkuar Agim Veliun për një deklaratë.

Kryeministri Albin Kurtit gjatë ditës së sotme është pyetur se a do të marrë masa ndaj ministrit Goran Rakic që po qëndron në veri duke kundërshtuar shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk do të marrë masa ndaj tij, pasi që sipas Rakic ai është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme.

“Me atë që më ka treguar ai (Rakic), besoj që është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj që duhet të marrë masa ndaj tij”, ka thënë Kurti.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-këshilltari i Thaçit në Facebook, Artan Behrami, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka thënë se si është e mundur që Kurti sot po e amniston ministrin Goran Rakic, i cili po sfidon shtetin e Kosovës, derisa më parë kishte shkarkuar Agim Veliun për një deklaratë.

“Si është e mundur që për një deklaratë mbështetëse për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Albin Kurti kishte shkarkuar ministrin e tij, Agim Veliun?! Ndërsa, sot e amniston ministrin e tij, Goran Rakiç, i cili po qëndron në barrikada duke e sfiduar shtetin e Kosovës me instruksione të Vuqiçit!”, ka shkruar ai.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Shpërndaje në: