Bëhu pjesë e trajnimit falas dhe nis punën si zhvillues softueri
A dëshironi që pas trajnimit të keni punën e sigurt?
Aktualisht PBC Academy ka hapur thirrje për të aplikuar për trajnimin PA PAGESË për zhvillues softueri dhe punësimin e të gjithë atyre që arrijnë rezultatet e pritura.
Pjesë e trajnimeve mund të bëhen të gjithë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç të cilët kanë njohuri bazike për punën me kompjuter dhe njohuri bazike të gjuhës angleze.
Trajnimi do të zgjatë gjashtë (6) muaj dhe zhvillohet gjatë tetë (8) orëve të punës në pesë (5) ditë të javës.
Gjatë trajnimit studentët do te fitojnë njohuri për programin TÈTÈ i cili përbëhet nga shtylla Tech-knowledge dhe Techno-logic.
Programi “TEch-knowledge & TEchno-logic” ofron trajnime intensive dhe punë praktike, kudo të përfitoni njohuritë e duhura për zhvillim të softuerëve, përmes trajnimeve të mbajtura nga profesorët dhe ekspertët e fushës.
Kosotoja e këtij trajnimi është 2,585 EUR, por që kjo shumë mbulohet nga punëdhënësi i cili do t’ju punësojë pas përfundimit të trajnimeve.
Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor dhe bëhet online përmes linkut: https://pbc.academy/Home/TrainingTETE
Pas mbylljes së afatit për aplikim, do t’i nënshtroheni një provimi pranues me pyetje bazike nga matematika dhe gjuha angleze.