“Bëhuni gati e mbrojeni atdheun”: Armenia mobilizon popullatën për luftë, kërcënon edhe Turqinë

“Bëhuni gati e mbrojeni atdheun”: Armenia mobilizon popullatën për luftë, kërcënon edhe Turqinë

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë ka thënë se një sulm ndaj vendbanimeve me civilë në rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh, ku përfshihej edhe kryeqyteti rajonal Stepanakerti, nisi në ora 8 e 10 të mëngjesit të së dieles.

Nga ky sulm kishte mbetur e vdekur një grua dhe një fëmijë, thonë zyrtarët.

Armenia thotë se i ka rrëzuar dy helikopterë dhe tre dronë, e po ashtu edhe i ka shkatërruar tri tanke, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

“Kundër-përgjigja jonë do të jetë proporcionale, dhe lidershipi ushtarak e politik i Azerbaixhanit mban përgjegjësi të plotë për situatën,” tha ministri i mbrojtjes.

Qeveria e Armenisë e shpalli ligjin ushtarak dhe mobilizim total ushtarak së fundi.

“Bëhuni gati të mbroni atdheun tonë të shenjtë,” tha kryeministri armen Nikol Pashinyan pasi akuzoi Azerbaixhanin për “agresion të para-planifikuar”.

Duke paralajmëruar se rajoni ishte një rrezik të një “lufte të shkallës më të gjerë”, dhe duke e akuzuar Turqinë për “sjellje agresive”, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohej për të parandaluar destabilizim të mëtejshëm. /Periskopi   

Shpërndaje në: