BE’ja ndërpret importin e qymyrit nga Rusia

BE’ja ndërpret importin e qymyrit nga Rusia

Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Bashkimit Evropian për ndalesë të importit të qymyrit nga Rusia.

Me përfundimin e periudhës së tranzicionit, ka hyrë në fuqi pakoja e sanksioneve e miratuar nga vendet e BE-së në prill, e cila përfshin ndalimin e importit të qymyrit nga Rusia, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Kështu, ndalohet blerja, importi ose transferimi në BE i qymyrit dhe lëndëve djegëse të tjera të ngurta fosile me origjinë ose të eksportuara nga Rusia, me vlerë 8 miliardë euro në vit.

E para nga sanksionet energjetike të BE-së kundër Rusisë ishte ndalimi i blerjes së qymyrit. Ndalimi i importit të naftës nga Rusia pritet të hyjë në fuqi në dhjetor.

Rusia është vendi që eksportonte më së shumti qymyr në vendet e BE-së, rreth 25 për qind të eksportit të saj e ka bërë në Evropë.

Nga ana tjetër, vendet e BE-së 45 për qind të importeve totale të qymyrit dhe 70 për qind të qymyrit termik që përdoret në prodhimin e energjisë elektrike bëhet nga Rusia.

Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Energjisë, Rusia i shiti BE-së 48.7 milionë tonë qymyr në vitin 2021.

Shpërndaje në: