Bejta i kërkon Prokurorisë të veprojë kundër Haki Abazit: Nuk është politikan normal, po shpif e akuzon për të dalë në media

Periskopi.com Lajme

Asambleistja e Pavarur në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka sulmuar Haki Abazin e VV-së se vetëm për akuzash e shpifjesh po arrin që të jetë i pranishëm në media – dhe se duhet të japë përgjegjësi për to. 

Bejta i ka kërkuar prokurorisë që të veprojë pasi këto akuza janë shqetësuese për njerëzit.

Gjatë ditës së djeshme, Abazi sulmoi sërish kryetarin e LDK-së, z.Isa Mustafa në lidhje me fondin e 3%-shit dhe po ashtu kërkoi që të merrej në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqi, shkruan Periskopi.

Mustafa i kërkoi që të shkonte e të kontrollohej “te doktori”. Abazi ka sulmuar muajt e fundit në veçanti LDK-në, dhe si rrjedhojë ka marrë vëmendje të madhe nëpër media duke u bërë madje shumë më i pranishëm edhe se vetë shefi i tij i partisë, Albin Kurti.

Bejta beson që Abazi me akuza e sharje mund të jetë prezent në media, pasi që “nuk ka pasur kurrë një ide ose opinion siç duhet ta kishte një politikan normal.

Statusi i plotë: 

Shpifjet dhe akuzat e Haki Abazit dhe Vetvendosjes për njerëzit duhet të jenë shqetësuese. Abazi në nëntor 2017 në media më patë akuzuar edhe mua për diçka që më vonë i është dashur të kërkojë falje.
Akuzat që Abazi e ka bërë shprehi t’i bëjë ndaj oponentëve politikë duhet të shqetësojnë ata që i japin hapsirë për t’i plasuar këto shpifje dhe sidomos prokurorinë e cila duhet të veprojë.
Haki Abazi nëse nuk e ka mangut një pjesë të trurit ai duhet të jap përgjegjësi për të gjitha shpifjet dhe akuzat ndaj njerëzve që kohë pas kohë po i shërbejnë të jetë i pranishëm në media.
Abazi vetëm në këtë mënyrë, me akuza e sharje mund të jetë prezent në media, nuk ka pasur kurrë një ide ose opininon siç duhet ta kishte një politikan normal.

Shpërndaje në: