Bekë Berisha: Albin Kurti është si një djalë me Rolex, e blenë shtrenjtë, e shet lirë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka dhënë një cilësim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurtin “e kanë blerë shtrenjtë, por kanë me shitë lirë”.

“Qe qysh e shoh Albin Kurtin… Një djalë e takova dje edhe e kish ble në plazh një ‘Rolex’ (orë). Edhe tha, prej atij që e ka ble, ai i ka thanë bleje 400 euro se kjo orë bën 12 mijë euro. Por, unë e kam punën ashtu shpejt, ti bleje 400 e mund e shet 12 mijë. Edhe nejse, na bëmë hajgare me atë djaalin, i thash nëse mund me shitë ti këtë nja 100 euro, mirë e ki punën. Edhe Albin Kurtin e kanë ble shtrenjtë, e kanë me shitë kështu lirë”, tha Berisha në Kanal10.

Berisha njihet si një deputet i ‘hapur’ për cilësimet që i bënë ndaj deputetëve tjerë. Në të kaluarën, kujtojmë se ai kishte dhënë vlerësimin e tij edhe për deputetët e partive tjera që sot janë në opozitë. /PERISKOPI/