Bekë Berisha demanton Hysen Durmishin: Ja versioni origjinal i kontratave të nënshkruara nga ju (Dok)

Bekë Berisha demanton Hysen Durmishin: Ja versioni origjinal i kontratave të nënshkruara nga ju (Dok)

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha i kundërpërgjigjet zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit duke i publikuar disa dokumente përmes së cilave i fakton ato që dje janë paraqitur përmes një konference shtypi.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë disa dokumente duke i cilësuar ato si versioni origjinal. “Hysen Durmishi ky është versioni origjinal”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se dje zëvendësministri Durmishi mohoi të ketë nënshkruar këto kontrata. “Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv.

Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro”, kishte deklaruar ai.

Shpërndaje në: