Bekë Berisha i bën bashkë të gjithë: Istogu gati për ndryshimin e madh

Bekë Berisha i bën bashkë të gjithë: Istogu gati për ndryshimin e madh

Tanimë kur po hymë në ditët e fundit të fushatës për raundin e dytë për kryetar komunash, garë dramatike dhe e ngushtë po zhvillohet në disa komuna. Në komunën e Istogut në garë për të parin e Komunës janë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha i AAK-së. Ferati i cili në raundin e parë doli i pari me një diferencë prej 2 mijë votash nuk e ka më komoditetin për një fitore të sigurtë në Istog.

Bekë Berisha ka arritur ta fitojë mbështetjen e VV-së dhe PDK-së, si dhe të kandidatit të pavarur për këtë komunë, Idriz Blakaj, me çka Berishën e bën favorit absolut për ta fituar Istogun.

Kujtojmë se, të dielen me 14 nëntor kosovarët do të votojnë në raundin e dytë për kryetar komunash.

Shpërndaje në: