Bekim Haxhiu ia tregon nga shtëpia diplomat Haki Abazit: Tregom cila është nga Afganistani, kërko falje ose të padis

Bekim Haxhiu ia tregon nga shtëpia diplomat Haki Abazit: Tregom cila është nga Afganistani, kërko falje ose të padis

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu sonte në një lidhje direkte në Debat Plus i është përgjigjur zv/kryeministrit në detyrë, Haki Abazit pasi ky i fundit tha se Haxhiu ka diplomë nga Afganistani, transmeton Periskopi.

Haxhiu ia tregoi live diplomat e tij Abazit ndërsa i tha se do ta padisë për shpifje nëse nuk kërkon falje publike.

‘’VV vazhdmisht e ka përdor foltoren e Parlamentit për të shpifur. Kjo është shpifja e dytë që bëjnë ndaj meje. Unë Abazit dhe të gjithëve ju tregoj se jam në shtëpi. Unë tregoj diplomat e mia deri tani në Bachelor dhe të Masterit dhe kjo me amblemë të Shqipërisë. Abazi le të më tregon se cila është Afganistan këtu. Nëse nuk kërkon falje këtu, unë do ta padisë në gjykatë. Abazi nëse nuk kërkoni falje publike, ju padis.  Cili është gabimi im.  E njoh mirë Albin Kurtin se cfarë mashtruesi është’’, tha Haxhiu.

Abazi ia ktheu se mund t’i ketë këto diploma, por edhe ato nga Afganistani/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: