Belgin Jashari ftohet nga kampi i Barcelonës në Kosovë

Futbollisti Belgin Jashari, i cili ditë më parë u sulmua, është ftuar nga kampi i Barcelonës në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të kampit, transmeton Periskopi.
“Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kampit.
Postimi:
Një ftesë që prek zemrën dhe ringjall shpresën!
Belgin Jashari, talent i jashtëzakonshëm nga komuniteti Rom dhe një shembull i vërtetë i guximit, i është bashkuar familjes së Barça Camp Kosova 2025 si i ftuar special!
Pas një përjetimi të rëndë dhune në sport, ne në Barça Camp Kosova duam t’i dërgojmë Belgin-it dhe gjithë fëmijëve mesazhin e qartë:
“Sporti është dashuri, respekt dhe bashkim – jo dhunë dhe paragjykim.”
Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie.
View this post on Instagram