Belgjika s’e bën hesap Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë, fiton medaljen e bronztë në ‘Rusia 2018’ (Video)

Belgjika s’e bën hesap Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë, fiton medaljen e bronztë në ‘Rusia 2018’ (Video)

Belgjika e ka mposhtur Anglinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’

Kombëtarja e Belgjikës tregoi lojë dukshëm më të mirë se sa Anglia në takimin që u zhvillua në Saint Petersbourg, shkruan Periskopi.

‘Djajtë e Kuq’ e nisën shumë mirë takimin duke realizuar gol në minutën e katërt me anë të Meunier pas një aksioni të përkryer.

Anglezët në pjesën e dytë bën dy zëvendësime të menjëhershme duke futur në lojë Marcus Rashford dhe Jese Lingard, por që të dy nuk treguan asgjë.

Rastin më të mirë për ‘Tre Luanët’ e kishte Eric Dier, por Toby Alderweireld bëri një ndërhyrje kruciale duke larguar topin nga vija e golit.

Eden Hazard në minutën e 82-të shënoi golin e dytë për belgët në këtë takim pas asistimit të De Bruyne.

Belgjika zë vendin e tretë në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ dhe stoliset me medaljen e bronztë. /Periskopi/


Shpërndaje në: