Belgjika vendos karantinë për personat që janë prekur me lijën e majmunëve

Periskopi.com Lajme

Belgjika është shteti i parë në botë që e ka vendosur masën e karantinës për personat që janë prekur me lijë të majmunëve, kjo pasi janë regjistruar tre rastet e para me këtë infeksion.

Këto raste me lijë të majmunëve u regjistruan të premten, dyshohet se janë të lidhura me festivalin katërditor “Darklands” që është mbajtur në qytetin Antwerp.

Organizatorët e festivalit deklaruan se ka arsye për të supozuar se virusi është sjellë nga vizitorë të huaj.

Mjekët në Britani të Madhe kanë thënë se fëmijët janë më të rrezikuar nga virus, shkruan The Sun.