Bemba dënohet me 18 vite burg për krime lufte dhe dhunë seksuale

Bemba dënohet me 18 vite burg për krime lufte dhe dhunë seksuale

Ish lideri rebel nga Kongo, Jean-Pierre Bemba është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, nën akuzat për krime lufte dhe dhunë seksuale.

Bemba, ish zëvendëspresident i partisë DR Congo, ishte dënuar në mars të këtij viti për krime lufte të kryera në shtetin fqinjë, Republika e Afrikës Qendrore, transmeton Periskopi.

Ai ishte akuzuar se kishte dështuar që të ndal rebelët e tij nga vrasjet dhe përdhunimet.

Tashmë avokatët e Bembas kanë thënë që do ta apelojnë vendimin për dënimin e tij,

Tetë vitet që ka kaluar në burg, Bembës do t’i heqen nga vendimi final për dënimin e tij.

Dënimi i tij është i pari për Gjykatën Ndërkombëtare e Arbitrazhit, nën aktakuzën për përdhunim gjatë luftës. /Periskopi/

Shpërndaje në: