Bën shaka me popullin deputeti Muja: Varfëria në Kosovë në nivelin më të ulët

Bën shaka me popullin deputeti Muja: Varfëria në Kosovë në nivelin më të ulët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Deputeti i shumicës parlamentare, Armend Muja tha në RTV Dukagjini se ndihma ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Edhe në nëntor ka pasur ndihma për kategori të caktuar për të minimizuar ndikimin e rritjes së çmimeve”.
Muja ka thënë se ndihma e përgjithshme e shtetit me këtë qeveri i afrohet 1 miliardë eurove, duke përfshirë subvencionet e ndryshme.

“Në vitin 2019 Qeveria e Kosovës për grante dhe transfere i ka dhënë rreth 630 milionë euro. Ndihma në kohë pandemi ka shkuar në mbi 800 milionë. Ndihma jonë tashmë shkon te 1 miliardë euro. Pra ndihma e Qeverisë së Kosovës është rritur përtej pandemisë”.

“Dje doli edhe një raport i Bankës Botërore i cili thotë se për shkak të këtyre masave, varfëria në Kosovë në vitin 2021 është reduktuar nga 23% në 19%. Ky nivel u ulët varfërie nuk ka qenë asnjëherë më parë”, theksoi Muja.

Muja thotë se kjo Qeveri ka subvencionuar të varfëritë për dallim nga të kaluarat që sipas tij ka ndarë para për bizneset.

Ai shtoi se paga minimale nuk është rritur për 10 vite, derisa Qeveria Kurti për një vit e dyfishoi atë.

Shpërndaje në: