Ben White u shndërrua në Franz Beckenbauer për dhjetë sekonda gjatë masterklasit kundër Villas

Ben White u shndërrua në Franz Beckenbauer për dhjetë sekonda gjatë masterklasit kundër Villas

Arsenali iu kthye rrugës së fitoreve kundër Aston Villas, të premten mbrëma.

Skuadra e Mikel Artetas siguroi një fitore 3-1 në ‘Emirates’, falë golave nga Thomas Partey, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Emile Smith Rowe.

Villa arriti të ngushtonte disavantazhin me një gol përmes produktit të akademisë, Jacob Rmasey, por ky doli të jetë vetëm ngushëllim për mysafirët, transmeton Periskopi.

Në përgjithësi, paraqitja e Arsenalit ishte një prej më të mirave prej kur Arteta erdhi në krye të klubit dy vite më parë.

Nëpër tërë fushën, nikoqirët punuan fuqishëm dhe pati disa futbollistë që ngadhnjyen më shumë se të tjerët.

Smith Rowe u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ pasi shënoi një gol dhe një asist, derisa Alexandre Lacazette u lavdërua për paraqitjen e tij gjithashtu.

Benjamin White gjithashtu bëri një paraqitje klas, teksa po fillon të marrë formën e një qendër-mbrojtësi 50-milionësh.

Ish-lojtari i Brightonit ishte çelik në mbrojtje përgjatë tërë ndeshjes dhe gjithashtu kontriboi jashtëzakonisht shumë në sulm.

Pasimet e White ishte të mprehta dhe penetruese, me Villan që nuk arriti ta ndalte nga krijimi i aksioneve nga thellësia e fushës.

Dhe në pjesën e parë, anglezi u shndërrua në kohën më të mirë të Franz Beckenbauer për t’i lënë disa kundërshtarë ‘të vdekur’.

24-vjeçari lansoi një vrapim të gjatë dhe Villa thjesht nuk mund t’i afrohej. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: