Benjamin Mendyt i shtohen edhe dy akuza tjera për përdhunim, pas katër me të cilatishte duke u përballur

Periskopi.com Sporti

Ish lojtari i Manchester City, Benjamin Mendy, po sheh situatën e tij gjithnjë e më të vështirësuar.

Mbrojtësi francez ishte duke u përballur me katër akuza për përdhunim (përfshirë raste që prekin vajza nën 18 vjeç).

Sipas raportimeve të fundit nga Britania e Madhe, Prokuroria ka thënë se janë dy akuza tashmë të reja që i bashkohen lëndës së francezit.

Mendy, 27 vjeç, tashmë është i akuzuar për gjashtë raste përdhunimi në total.

Kujtojmë se që nga koha kur kanë nisur akuzat, lojtari është larguar nga regjistrat e Man City, deri në një vendim final për të./ Periskopi/