Benteke shënoi gol të jashtëzakonshëm me volej në minutën e 95-të kundër Brightonit

Benteke shënoi gol të jashtëzakonshëm me volej në minutën e 95-të kundër Brightonit

Humbja 2-1 nga Crystal Palace të hënën mbrëma përmblodhi sezonin 2020/21 të futbollit në mënyrë perfekte.

Skuadra e Graham Potterit ka luajtur futboll të bukur përgjatë fushatës, por ka dështuar të sigurojë rezultate të mira dhe pikërisht kjo ndodhi përsëri kundër rivalit të hidhur në ‘The Amex”, transmeton Periskopi.

Brighton pati 25 tentativa drejt golit përgjatë lojës, krahasuar me vetëm tri të Palace, mirëpo, kjo skuadër prapë u desh të pajtohej me humbje falë një goli të jashtëzakonshëm nga Christian Benteke në minutën e 95-të.

Roy Hodgson nuk mundi të bënte gjë tjetër veç të qeshte nga banka, pasi belgu lansoi një goditje brilante me volej duke konkretizuar krosimin e Andros Toënsend.

Ishte një moment magjie nga Benteke dhe, befasisht, goditja e Bentekes ishte vetëm prekja e dytë e Palace brenda zonës së rrezikshme të Brightonit në pjesën e dytë.

Dhe Palace shënoi me të dy goditjet, teksa regjistroi fitore 2-1. Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: