Benteke zyrtarisht i Crystal
Sulmuesi i deritanishëm i Liverpoolit, Christian Benteke është transferuar te Crystal Palace.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e re e belgut.
Sulmuesi ka kaluar vizitat mjekësore të premten, ndërsa paga e tij javore kap shifrën e 120 mijë funteve në javë.
Raportohet se Liverpool ka përfituar plot 32 milionë funte nga largimi i ish-anëtarit të Aston Villas. /Periskopi.com



