Beogradi alarmon për rishfaqje të AKSH-së në Kosovë
Serbët e Kosovës janë të brengosur, pas një riviste të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare, të armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim të anëtarëve të saj, për të “mbrojtur interesat kombëtare”, shkruan sot “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke reaguar nga kësaj paraqitjeje të saj, i tha kësaj gazete se KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojnë garanci se këso dukurish në, siç citohet të ketë thënë ai, krahinën tonë jugore nuk do të ndodhin.



