Beqa i PDK-së: Kurti në jetën e tij s’ka pasur në dorë as pushkë, as kallash, as top

Beqa i PDK-së: Kurti në jetën e tij s’ka pasur në dorë as pushkë, as kallash, as top

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur pushkë në dorë gjatë luftës, tha deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se Kurti duhet të tërhiqet nga statusi i veteranit.

Sipas tij, Kurti në asnjë rast nuk ka pasur “pushkë në dorë” dhe në këtë formë nuk e meriton statusin që e ka.

“Albin Kurti duhet të tërhiqet nga statusi i veteranit. Ai asnjë sekond në jetën e tij nuk e ka pasur në dorë pushkën, as kallashnikovin, as allti e as top. E ka kontributin e tij, mirëpo kontribuues është secili qytetar i këtij vendi”, tha ai në Tëvë1.

Shpërndaje në: