Beqa: Kryeministri Kurti dhe ministri Murati po raportojnë si me fol për një shtet tjetër

Beqa: Kryeministri Kurti dhe ministri Murati po raportojnë si me fol për një shtet tjetër

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kritikuar rolin e Qeverisë karshi krizës ekonomike në vend.

Beqa thotë se kryeministri Kurti dhe ministri Murati po raportojnë si me fol për një shtet tjetër.

“Nëse i dëgjojmë kreyministrin dhe ministrin, e shohim realisht se po raportojnë si me fol për një shtet tjetër. Qytetarët tonë e dinë më së miri cila është përqindja e inflacionit dhe e dinë se sa vështirë e kanë pasë me e përballu këta muaj rritjen çmimeve”.

Ai përmendi edhe ikjen e qytetarëve nga vendi.

“Në të njëjtën kohë kemi pasur ikje çdo ditë të qytetarëve. Ministria e financave në këtë rast nuk ka arritë as me apliku as në Organizatën Botërore të Punës, e cila ka qenë e domosdoshme ta bëjë një veprim të tillë”.

Në fund deputet Beqa ka një kërkesë për Qeverinë, që në procese të jetë akter e jo shikues. /Periskopi

Shpërndaje në: