Beqiri demanton Haradinajn: LDK nuk ka qenë kurrë kundër Ushtrisë

Beqiri demanton Haradinajn: LDK nuk ka qenë kurrë kundër Ushtrisë

Deputeti i LDK’së, Ismet Beqiri, ka kundërshtuar Hardinajn në lidhje me deklaratën e tij për Ushtrinë, dhe akuzat që ia bëri kësaj partie.

“Ne jemi subjekt serioz, dhe është përgjegjësi e madhe nëse akuzohet një subjekt politik, se gjoja na u paska ofruar në këmbim të vendeve të rezervuara për serbët, të  bëhet Ushtria. Kjo nuk qëndron”, tha ai, raporton Periskopi.

Ai ka treguar se çfarë kishte ndodhur në takimin me ish-ambasadoren amerikane Javobson, në të cilin ishin present Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Jakup Krasniqi dhe Isa Mustafa.

“Në takimin me Jacobson, ambasadoren amerikane atëherë, kanë qenë Thaçi, Hardainaj, Jakup Krasniqi, Behgjet Pacolli, Isa Mustafa dhe unë. Në qoftëse qëndron një dokument i tillë ne bartim përgjgjësi dhe ajo duhet publiku. Nuk qëndron. Asnjëherë asnjë ofetë nuk na është bërë, që vazhdoni mandatet e rezervuara dhe do ta keni Ushtrinë. Është e paqëndruehsme, nuk është e saktë nuk është e vërtetë. LDK nuk ka qenë asnjëherë kundër Ushtrisë.”, u shpreh Beqiri. /Periskopi/

Shpërndaje në: