Berisha: Do të organizoj revoltën më të madhe që ka parë ky vend, do të punoj fuqishëm me Metën

Berisha: Do të organizoj revoltën më të madhe që ka parë ky vend, do të punoj fuqishëm me Metën

Sali Berisha gjatë një konferencë me gazetarët deklaroi se do të organizojë një nga revoltat më të mëdha që ka parë vendi, nëse kryeministri Edi Rama rrit çmimin e energjisë elektrike. Sipas tij situata është e tillë që po kalohet çdo limit.

Ai gjithashtu theksoi se do ketë një bashkërendim të fuqishëm me Partinë e Lirisë.

“Nëse rrit çmimin e energjisë, unë të paralajmëroj, do përballesh me revolta. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, ndryshe PD do realizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ky vend. Nuk mund të bëhet kështu, po tejkalohet çdolloj limiti. Edhe tani po i zbrazin digat…

Me Metën jemi në komunikim të vazhdueshëm. Besoj se edhe kur Meta ishte president Kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të Shqipërisë takimet janë të mundshme në çdo kohë, do ketë bashkërendim të fuqishëm me Partinë e Lirisë”, u shpreh Berisha./tema

 

Shpërndaje në: