Berisha fton qytetarët në protestën e 7 Korrikut

Periskopi.com Lajme

Kur kanë mbetur 10 ditë nga mbajtja e protestës kombëtare të thirrur nga demokratët në Shqipëri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se tubimi i 7 Korrikut do të udhëhiqet nga fronti opozitar, të cilit do t’i bashkohen edhe partitë tjera parlamentare dhe jo vetëm.

Sipas tij, arsye madhore për të protestuar janë rritja e çmimeve.

Pasditen e së martës, kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi një takim me aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë.

“Të bëjmë gjithçka për suksesin e madh të protestës të datës 7 Korrik, një fillim të rëndësishëm të këtij fronti deri në shpëtimin e Shqipërisë”,ka thënë Berisha/Tv Klan/