Berisha i alarmuar me kritikën e Hovenier për gazin: T’i hapim sytë, se Qeveria Kurti po na e rrezikon të ardhmen

Berisha i alarmuar me kritikën e Hovenier për gazin: T’i hapim sytë, se Qeveria Kurti po na e rrezikon të ardhmen

Qeveria Kurti po e shkatërron të ardhmen e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit të vet. Kështu vlerëson deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hisen Berisha teksa komenton kritikën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për refuzimin e gazsjellësit nga kryeministri Albin Kurti…

Deputeti Berisha në një deklaratë për Periskopin ka thënë se refuzimi i gazit ishte humbje e madhe, dhe se mesazhet nga SHBA po vijnë qartë, që nga Biden e deri tek Hovenier.

”Refuzimi i Qeverisë tonë është papjekuri politike ose këta nuk mund të konsiderohen të padijshëm dhe të pamençur atëherë shtohet me të vërtetë dilema se  kryeministri kujt po i shërbejnë këta njerëz që guxojnë me e kundërshtu një resurs strategjik për te ardhmen e Kosovës dhe ekzistencën tonë’’, ka pyetur Berisha.

”Qeveria ka bërë një gabim që cënon rëndë edhe të ardhmen e vendit edhe sigurinë tonë nacionale. Kjo kritikë është edhe një tregues e përsëritje se pas ardhjes të Biden, tha se duhet të zbatohet marrëveshja e Ëashingtoin. Njëjtë thanë edhe zyrtarët tjerë. Tash vjen e thotë edhe ambasadori që është i lidhur edhe emocionalisht, profesionalist e historikisht me Kosovën dhe po sjell të njëjtin mesazh. Këta po e vënë në pikëpyetje më së pari se kush janë.’’, shton Berisha.

Tutje deputeti i PDK’së  thekson se Qeveria Kurti çdo veprim po e bën në dëm të Kosovës.

‘’ Me çdo veprim po tregojnë se janë në dëm te qytetarit dhe vendit. Me qëllime për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të shkatërruar edhe vet Kosovën. T’i hapin sytë, se po e rrezikojnë të ardhmen e shtetit tonë. Na duhet një angazhim i spektrit politke që ta ndalim këtë qeveri.’’, thekson ai për Periskopin.

Lidhur me këtë çështje, edhe njohësi i çështjeve, Ehat Miftaraj në një intervistë për Periskopin deklaroi se Kurti për inters të tillë duhet të ketë guxim dhe vullnet të madh.

Hovenier mbrëmë në RTK, me fillim të marrjes së mandatit shprehu kritika direkte për Qeverinë për këtë shkak.

“Qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon MCC’ja. Kjo domosdoshmërish është dështim. Jo domosdoshmëri është diçka që po kritikoj’’./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: