Berisha këndon në karantinë, ministri Abdixhiku e mbikëqyr në Insta

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Robert Berisha tash e disa ditë po qëndron në karantinë në konviktet e studentëve.

Ai ka kërkuar që ta ketë instrumentin e tij të preferuar që të argëtohej e të bënte muzikë për fansat e tij të cilët e ndjekin në rrejtin social Instagram.

Këngëtari sonte ka kënduar “live” nga konviketet, deri sa ai po këndonte, ministri i Infrastruktuës, Lumir Abdixhiku po argëtohej me këngët e tij, shkruan Periskopi.

Gjithashtu, Robert Berishës i është konfiskuar sinti me të cilën po mbante koncert në Qendrën Studentore.

Arsyeja pse i është konfiskuar instrumenti muzikor është sepse shumë persona të tjerë po shkonin që të e dëgjonin dhe kështu po thyenin rregullat e karantinës.

Kutjojmë që Berisha është në karantinën e improvizuar në konviktet e studentëve. Aty qëndrojnë personat që janë futur në Kosovë pas përhapjes së virusit Covid-19 për një periudhë 14 ditore

 

Shpërndaje në: