Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar

Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar

Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha iu drejtua Alibeajt: “Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër Partisë Demokratike, për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Edi Rama. Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë, si mes deputetëve, për të zhbërë në një periudhë të shkurtër përçarjen. Nuk erdhëm si pushtues, të dhashë dorën kur erdhëm. Pa asnjë tagër ke paditur PD-në në gjykatë. Ke paditur një proces që demokratët e kanë pranuar”

Përgjigjja e Alibeajt ishte kjo: “Kam shumë respekt për ju doktor. Por, në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli, unë do e pranoj i pari”.

Më tej, Alibeaj i bëri me dije Berishës se nuk është pjesë e grupit.

Shpërndaje në: