Berisha: Kjo është arsyeja e vërtetë që Kurti vazhdoi grevën, nuk ka të bëjë me kërkesat e sindikalistëve

Berisha: Kjo është arsyeja e vërtetë që Kurti vazhdoi grevën, nuk ka të bëjë me kërkesat e sindikalistëve

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se arsyeja kryesore që greva ka vazhduar dhe mësimi nuk ka filluar ende, është mospërbushja e kushteve nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Berisha thotë se mësimi duhet të fillojë të hënën dhe kryeministri nuk duhe të veprojë më me inati.

“Të hënën duhet të fillojë shkolla dhe arsyeja që po rezulton është se nuk ka qenë çështja tek kërkesat e sindikalistëve, por mospërbushja e kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor.Tek sot Ministria ka arritur të rregullojë të gjithë ditarët mësimor që kanë qenë me defekte dhe klasa e pestë ka qenë ajo që sot i ka pranuar të gjitha librat”, tha Berisha,

“Uroj që kryeministri të mos këshillohet me inati dhe ta shtyj grevën edhe ndonjë ditë, veç pse ne e kemi kuptuar se duhet të gjindet ndonjë marrëveshje ndërkohë dhe të filloj procesi mësimor”, shtoi tutje Berisha

Shpërndaje në: