Berisha krahason veten me miliarderin amerikan: Kthimi im në politikë, si ai i Steve Jobs, do ndryshoj Shqipërinë

Berisha krahason veten me miliarderin amerikan: Kthimi im në politikë, si ai i Steve Jobs, do ndryshoj Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.

Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një I Pad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.

“ Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një  I Pad-in ndryshoi botën,  ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot  në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Shpërndaje në: