Berisha: Krejt Qeveria Kurti e kishin kapë për krahësh Arben Vitinë, e reklamonin në Prishtinë – thuse e kanë qitë me shitë

Berisha: Krejt Qeveria Kurti e kishin kapë për krahësh Arben Vitinë, e reklamonin në Prishtinë – thuse e kanë qitë me shitë

Opinionistja, Kimete Berisha, ka krahasuar kandidatin e VV’së për Prishtinë, Arben Vitia me Serbinë.

Sipas Berishës Arben Vitia është si Serbia, sepse nuk kërkon falje për jetët që humbën sa ishte ministër.

“Si Serbia, as Arben Vitia nuk ka kërkuar falje për qindra vdekje të shqiptarëve, që ndodhen për shkak të menaxhimit të tmerrshëm të pandemisë. Që do shko vizitoje edhe varrin e atij djaloshit që bëri vetëvrasje nga konvikti ku e mbylle padrejtësisht në karantinë. Që je tallur me shqiptarët në kulmin e pandemisë, që shqiptarët të duken bala; që i ke hequr masat dhe në kulmin e pandemisë ke vallëzuar në dasmë… që kanë vdekur shqiptarët për padijen tënde, dhe që s’ke kërkuar falje për vdekjet e qindra shqiptarëve…”, ka shkruar Berisha./Periskopi/

Postimi i plotë:

Arben Vitia si Serbia, nuk kërkon falje!!

— S’ja qit’shit edhe do karmin, edhe ish kompletu nusja.

Qysh s’po ju vjen inat prej LDK-së, krejt qeveria ishin çu në këmbë, e kishin rrethu’ Arben Vitinë, e kishin kap për krahësh, dhe e reklamonin nëpër Prishtinë, thuajse e kanë qitë me shitë!

Shko në varreza bëje fushatën Beni, nëse ta mban, atje hidhe vallen me trëndafil kauçuku, e mos u tut nga konkurenca, se sa për vdekje, jo kryetar i Prishtinës, por ti je kryetar i krejt Kosovës.

Që je tallur me shqiptarët në kulmin e pandemisë, që shqiptarët të duken bala;

që i ke hequr masat dhe në kulmin e pandemisë ke vallëzuar në dasmë…

që kanë vdekur shqiptarët për padijen tënde,

dhe që s’ke kërkuar falje për vdekjet e qindra shqiptarëve…

Ti do të ‘vuash’ një ditë.

Të jesh i bindur.

Kanë shpëtuar nga padija e Arben Vitiaë, dhe nga natyra e tij krimogjene, vetëm ata që nuk e kanë përfillur-serbët!

Si Serbia, as Arben Vitia nuk ka kërkuar falje për qindra vdekje të shqiptarëve, që ndodhen për shkak të menaxhimit të tmerrshëm të pandemisë.

Që do shko vizitoje edhe varrin e atij djaloshit që bëri vetëvrasje nga konvikti ku e mbylle padrejtësisht në karantinë.

P.S. Mos u tut. Kërko falje.

Të vdekurit i falin vrasësit e tyre, sepse aq e bukur është ‘ajo tjetra jetë’!

 

Shpërndaje në: