Berisha: Kurti beson se shpirtrat e dëshmorëve janë reinkarnu në trupat e FSK-së, ethet na i shtini

Berisha: Kurti beson se shpirtrat e dëshmorëve janë reinkarnu në trupat e FSK-së, ethet na i shtini

Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar diçka edhe me rastin e Ditës së Forcës.

Sipas saj, Albin Kurti beson se shpirtrat e dëshmorëve jane reinkarnu në trupat e FSK-së.

Ja postimi:

Reinkarnimi në FSK!
Ethet na i shtini!
Albin Kurti beson se ‘Shpirtrat e dëshmorëve janë futur në trupat e ushtarëve të FSK-së’!
FSK është themeluar në vitin 2009,
që do të thotë se shpirtrat e dëshmorëve kanë pritur 10 vjet derisa u themelua FSK,
dhe se paraprakisht e kanë ditur se kush do të zgjedhet me konkurs në FSK.
Kurrë, anjëherë të vetme, Albin Kurti nuk e ka thënë një fjali normale.
S’di ku i ka lënë ky shpirtrat e ushtarëve të FSK-së, të cilët po i bie se i bartin nga dy shpirta, një të vetin dhe një të dëshmorëve!
Është e frikshme veç me t’shku mendja se në trupin tënd ka hyrë edhe një shpirt tjetër.
Nisu prej vetes nëse ty personalisht të thotë Kryeministri se në trupin tënd është shpirti i filan personit të vdekur.
Shpirti është një (besoj).
Sikurse shenjat në gishtat e duarve dhe shenjat në gjuhë që tek secili janë unike.
Gjithkush është i veçantë dhe i papërsëritshëm.
Asnjëri religjion (as Bibla, as Kur’ani) nuk e pranojnë reinkarnimin (kalimin e një shpirti në trupin e një tjetri).
Shpirtrat janë duke e pritur me padurim fundin e botës (kijametin), në mënyrë që të gjykohen para Zotit për veprat e tyre.
Unë gjithmonë habitem kur edhe imamët luten që shpirti i trupit të vdekur të shkojë menjëherë në xhenet, kur ata e dinë se nuk shkohet në parajsë, se nuk ka parajsë, nuk ka as ferr, pa përfunduar jeta në tokë dhe pa ardhur dita e gjykimit.
Pra, një herë përfundon jeta në tokë, çohen të vdekurit (nga varret), fillon gjykimi dhe nisen gjindja në ferr dhe në parajsë.
Kurse, Albin Kurti për Institucionin e Sigurisë flet me gjuhën e magjistarëve dhe sharlatanëve, dhe
kjo është e frikshme,
flet për reinkarnimin me injorancën më të madhe që mund të imagjinohet, dhe kjo është e rrezikshme. Se bën vaki ndonjë ushtar i beson, i beson se e bart në trup shpirtin e ndonjë heroi!
Reinkarnimi si doktrinë mund të mos jetë absurde (Volteri), ama FSK-ja është konkrete, nuk është FSK-ja ‘ushtri e shpirtrave’, që llogarit në shpirtrat e heronjëve të vdekur.
Reinkarnimi do të ishte mënyrë e mirë për t’u kthyer edhe një herë në këtë botë të rrejshme, për të marrë hak, duke e shfrytëzuar trupin e dikujt tjetër!
Me flladit këtë shpirt!
P.S. Giordano Bruno ka thënë se shpirti mund të kaloj nga trupi në trup, por bash si Albin Kurti s’e ka ditur saktësisht edhe cili shpirt kalon në cilin trup!
Kanë thënë se Albin Kurti ka shpirt marksisti.
Ama, Marksi nuk ka besuar në shpirt.
Ky është si një lloj sihirbazi i spikatur.
Shumë i rrezikshëm.

Shpërndaje në: