Berisha-Kurtit: Dialogut nuk mund t’i ikni duke dalë me deklarata për luftë

Berisha-Kurtit: Dialogut nuk mund t’i ikni duke dalë me deklarata për luftë

Gazetari Ridvan Berisha ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së tij duke thënë se Kurti po i konsideron më të rëndësishme problemet globale sesa ato në Kosovë. Ai ka përmendur deklaratat e kryeministrit për luftë me Serbinë, e që sipas Berishës, u fusin frikën qytetarëve.

Berisha ka hedhur vëmendjen edhe te dialogu Kosovë-Serbi, duke i thënë kryeministrit Kurti se nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie duke dalë me deklarata për luftë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Dialogu me Serbinë po të troket çdo ditë, mos krijo çështje të paqena objektivisht për sa kohë që je tash kryeminstër, dialogut nuk mund t’i ikni duke dalë me deklarata për luftë, ndoshta dhe sheh edhe ëndrra për këtë proces, për të cilin ishe i gatshëm për t’i vënë flakën Kosovës! Kjo shoqëri nuk harron kush ishe dje por sot, nesër e tutje pret zgjidhje të mëdha politike nga ju, nga legjitimiteti i juaj 50.01%!”, shkroi Berisha në Facebook.

E nëse kryeministri i vendit dështon që të lidh ura bashkëpunimi me oponentë politikë e të bëjë përpjekje tjera të dobishme, Berisha thotë se nuk do të ketë reprizë të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Shpërndaje në: