Berisha – Kurtit: Qysh po vazhdon kjo ikje nga vendi, ke me mbetë vetë me këta ministra t’u vjedh

Berisha – Kurtit: Qysh po vazhdon kjo ikje nga vendi, ke me mbetë vetë me këta ministra t’u vjedh

Hisen Berisha i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës i ka përmendur deklaratat skandaloze të ministrit Murati më 2016, ku thoshte se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja”

Berisha pas këtyre deklaratave të Muratit, ka thënë se të bën me dyshu nëse ky ministër është i Qeverisë së Kosovës apo të asaj të Vuçiqit.

“Të bën me dyshu se i kujt është ky ministër, a është i Qeverisë së Kosovës apo i asaj të Vuçiqit. Apo edhe ai deputeti më herët që ka komunikue i cili kryeministri duhet të na sqaroj se si ka mundesi që ky deputet të jetë kryetar i Komisionit për politikën e Jashtme në këtë Kuvend. Kujt i shërben ai. A i shërben general shtabit të ushtrisë serbe apo qeverisë e kryeministrit apo i shërben të dyjave”.

Tutje, Berisha ka kritikuar kryeministrin Kurti për ikjen e qytetarëve nga Kosova për në vendet evropiane. Sipas Berishës, nëse vazhdohet me këtë ikje, në vend do të mbetet vetëm Kurti me ministrat e tij.

“Edhe shoku kryeministër nuk duhet shitur heterodoks e me përdorë ortodoksizmin e Enver Hoxhës për me fsheh falimentimin ekonomik të Kosovës. Po i përdor fjalët e tij “qysh e kanë krizën vendet e tjera, Kosova është shumë mirë se nuk ethellon borxhin publik”. Mirë bre zotëri, nëse koka mirë Kosova edhe pa krizë, pse po të ikin kadetët ushtarak, pse po të ikin pjesëtarët e Forcës, të cilët edhe pse po dalin në pension nuk po iu lejohet heqja e TRUST-it deri sa t’i bëjnë 60 vjeç”.

“Po të ikin edhe policët. Mos të flasim për Gjermani, ku nuk do të mbetet asnjë këtu, kreit kanë me ikë sepse nuk iu keni lënë alternativë tjetër. Ke me mbet vetë me këta ministra tu vjedh, por populli ka me ikë nga kriza ekonomike dhe mosmundësia për me u përballë me borxhin”, tha Berisha. /Periskopi/

Shpërndaje në: