Berisha – Kurtit: Shoku Al-bin para se të thuash shikonu në pasqyrë, kujtoju se agregatët janë vendosur në muze

Berisha – Kurtit: Shoku Al-bin para se të thuash shikonu në pasqyrë, kujtoju se agregatët janë vendosur në muze

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë deklaroi se ata që e kritikojnë për krizë energjetike duhet “të shikohen në pasqyrë”.

Me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, Berisha ka thënë se me një logjikë të këtillë Kurti mund ta falimentojë shtetin.

“Shoku Al-bin para se mu ju thën të tjerve “shiqonu në pasqyr” për krizën energjetike, duhet me ditën se ka vite që gjeneratorët (agregatët) janë vendosuar nëpër muze si relikte të të kaluarës!”, shkroi ai, duke ia bashkëngjitur një fotografi të qirit.

Ndryshe në Kosovë ka reduktime të rrymës që nga dita e djeshme, ashtu siç kishte paralajmëruar KEDS’i.

Shpërndaje në: