Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet presidentja nga Kushtetuesja, s’e kishim synim një gjë të tillë

Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet presidentja nga Kushtetuesja, s’e kishim synim një gjë të tillë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka folur rreth ankesës së para dy viteve që kishte parashtruar bashkë me Albert Kinollin.

Berisha thotë se ankesa e tyre në Kushtetuese pasi kanë qenë të bindur se ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe, për të grumbulluar sa më shumë deputetë edhe nga partitë e tjera që përfaqësojnë minoritetet jo-serbe.

Berisha ka thënë se kandidati Fadil Gashi për një javë angazhim politik kishte marrë 5 mijë vota, vota nga rajonet e banuara më shumicë serbe.

“Po bëhen dy vite që kur e kemi nisur një proces në Kushtetuese. Ankesa jonë ishte një vazhdimësi e reagimeve, që u konsatatu që kishte orkestrim të votave. Kjo e cenoi demokracinë.  Ka pasur orkestrim të votave. Për një javë angazhim kjo parti kishte marrë 5 mijë vota. Dhe votat i kishte marrë në zonat ku s’kishte fare minoritet romë”, ka thënë Veton Berisha në T7.

Ai ka treguar se kanë bërë ankesa edhe në PZAP edhe në Supreme, por thotë se edhe pse rasti ka qenë i njëjtë me Adriana Hoxhiqin, vendimi për ankesën e tyre ka qenë i ndryshëm.

“Ne jemi ankuar në PZAP dhe Supreme. Kanë dalë dy vendime me dy standarte. Ndryshe për Ardiana Hoxhiqin dhe ndryshe për ne”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se kanë kontestuar disa komuna, duke përmendur Graçanicën. Në këtë komunë thotë se Fadil Gashi kishte marrë 1800 vota edhe përkundër se jetojnë rreth 500 banorë nga minoriteti jo-serbë.

Shpërndaje në: