Berisha: Në Gjermani s’është më mirë se këtu, vëllezërit e mi atje flenë me tesha e s’lahen kah 1 javë ditë

Berisha: Në Gjermani s’është më mirë se këtu, vëllezërit e mi atje flenë me tesha e s’lahen kah 1 javë ditë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim, teksa ka deklaruar se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.

Berisha është shprehur se megjithëse i kupton qytetarët që po largohen nga Kosova, ata nuk po marrin vendimin e duhur.

“Edhe ky që e lë vendin e punës në Kosovë e ik, ky nashta ka të drejtë sepse unë e kupoj njerëzit ngajnë për një jetë më të mirë. Por nuk është jashtë më mirë se këtu – unë e di me çfarë përballen”, ka thënë Berisha në T7.

Berisha ka deklaruar se vëllezërit e tij që jetojnë në Gjermani bëjnë jetë të mundimshme shkaku i vështirësive në punë. Ka thënë se “ata flen me tesha”.

“Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la. Flen me tesha, kur çohet nesër nsabah, i bën 300 kilometra, kah 1 javë ditë nuk lahen”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: